Lajme

A do ta pranojë Brukseli kërkesën e Kosovës për heqjen e demarkacionit si kusht për vizat?

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 29 September 2017

Zv.Kryeministri Behgjet Pacolli si duket dje në Bruksel ka kërkuar që Kosova mos të kushtëzohet me demarkacionin për të fituar lëvizjen e lirë.

Në bazë të njoftimin të MPJ’së Pacolli ka thënë se pasi çështja e kufirit nuk përbën problem për Malin e Zi, një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë as me vendet e BE’së.

Komisioneri Hahn nga ana e tij nuk ka dhënë ndonjë përgjigje por ka theksuar se duhet dëgjuar vendet e BE’së për këtë opsion.

-Advertisement-

Ndryshe Qeveria e Malit të Zi ka ritheksuar se çështja e Demarkacionit është punë e kryer për shtetin e tyre.

Kanë thënë se janë të hapur që të bisedojnë, por se ata tashmë e kanë ratifikuar atë./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera