Lajme

Vendimi për “Lagjen e Trimave” më 17 tetor

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 28 September 2017

Më 17 tetor do të sillet vendimi për ngjarjet në Kumanovë në “Lagjen e Trimave”, ku humbën jetën 10 persona të armatosur dhe tetë pjesëtarë të policisë së Maqedonisë.

Sot ishte seanca e fundit në të cilën të akuzuarit thanë fjalët e tyre përfundimtare. Në seancat e mëparshme, një pjesë e të akuzuarve pranuan se kanë qenë pjesë e grupit, por mohuan akuzat për terrorizëm, mbrojtja theksoi se nuk ka dëshmi të forta për akuzat me të cilat ngarkohen.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, më herët njoftoi se do të kërkojë hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë.

-Advertisement-

Në këtë rast 37 persona akuzohen për terrorizëm dhe organizim terrorist.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera