Lajme

Greqi, kapet 190 kg kanabis, në pranga 2 trafikuesit shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 27 September 2017

Policia greke ka bërë të mundur kapjen e dy shqiptarëve ditën e sotme pasi janë kapur me drogë.

Siç bëhet e ditur shqiptarët janë arrestuar pasi janë kapur në një terren të thyer në afërsi të fshatit Kefalovrisi, pranë pikës kufitare të Tri Urave, teksa po ruanin një sasi të madhe droge.

 Mësohet se pasi janë pikasur nga policia, në afërsi ka ku janë gjetur shqiptarët, policia ka sekuestruar 67 paketa kanabis që kishin një peshë të përgjithshme prej 189.8 kilogramë.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së Janinës, për importim, transport dhe posedim droge me qëllim trafikimin, si dhe hyrje të paligjshme në Greqi

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera