Ja çka ka ndodhur me shqiptarin që vrau shqiptarin tjetër në xhaminë e Zvicrës
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 27 September 2017
Rasti i shqiptarit nga Lugina e Preshevës, i cili në gushtin e vitit 2014 kishte vrarë në një xhami të St. Gallenit bashkatdhetarin e vet, do të vihet sërish para gjyqit. I akuzuari, i dënuar në shkallën e parë (në Gjykatën e Qarkut, St. Gallen) me 18 vjet burg për vrasje të rëndë, ka ushtruar ankesë me të cilën po kërkon zbutje të dënimit në dhjetë vjet burg.
Ai ka kërkuar që kualifikimi i aktit të tij nga vrasje e rëndë të ndryshohet në vrasje me paramendim. Ndërkaq, prokuroria kërkon për të rritje të dënimit, nga 18 në 20 vjet heqje lirie.
Procesi pritet të zhvillohet nga fundi i tetorit në Gjykatën Kantonale të St. GallenitSiç ka shkruar tashmë albinfo.ch, personi sot 53 vjeçar është dënuar për veprën penale vrasje të rëndë. Sipas gjetjeve të gjykatës shqiptari kishte planifikuar vrasjen dhe e ka realizuar atë plan duke e vrarë personin që nuk kishte mundësi të mbrohej. Kjo ka ndodhur gjatë kryerjes së ritualit fetar në xhaminë El Hidaje në Winkel të St. Gallenit, shkruan albinfo.ch
Por i dënuari, përveç që ka pranuar vrasjen, ka kundërshtuar se ka planifikuar atë. Sipas tij ai duhet të dënohet për vrasje me paramendim e jo vrasje të rëndë, sepse ai e ka kryer vrasjen nga një psikozë e frikës që e ka kapur dhe e ka shtyrë që të shtijë me armë.Vrasja ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj viktimës, i cili në vitin 1997 kishte vrarë vëllain e të parit dhe e kishte plagosur edhe atë. Pasi që gjykata kishte konstatuar se vrasja e para 19 viteve kishte ndodhur në vetëmbrojtje, dorasi kishte mbajtur vetëm pak burg, transmeton albinfo.ch. Kjo sipas palës së dëmtuar të asokohshme ishte e padrejtë dhe për këtë arsye i akuzuari i tashëm kishte vendosur që të ndante “drejtësinë” vetë.Në pledoajenë e tij, Nehat I., i cili ka pranuar se e ka bërë vrasjen, ka deklaruar se fillimisht kishte dashur të bisedonte me viktimën. Si motiv kryesor për vrasje sipas tij ka qenë fakti se vrasësi i atëhershëm dhe viktima e tashme kurrë nuk kishte kërkuar Besë nga familja e tij dhe se ishte sjellë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo e ka prekur atë dhe ka sjellë te vrasja.
Të tjera
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...