Sport

Ronaldo, ‘vrasësi’ i portave gjermane

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 26 September 2017

Asnjë lojtarë nuk e do Ligën e Kampionëve më shumë se Cristiano Ronaldo, dhe Borussia Dortmund duhet të jetë e kujdesshme kundër ‘Topit të Artë’.

Portugezi e ka gjetur portën dy herë në këtë fillim sezoni me APOEL-in, ndërsa Ronaldo udhëton në gjermani me 12 gola në gjashtë ndeshje.

Ai i ka shënuar tri herë Atletico Madridit dhe Bayern Munichut, ndërsa dy herë ka shënuar me Juventusin në finale.

-Advertisement-

Signal Iduna Park ka dalë të jetë gjithmonë një stadium shumë i vështirë për Real Madridin, pasi nuk ka fituar asnjëherë.

Por në 19 ndeshje kundër klubeve gjermane, Ronaldo ka shënuar hiq më pak se 23 gola. Ai i ka shënuar katër herë Dotmundit dhe nëntë herë Bayern Munichut.

Ai i ka shënuar Wolfsburgut tri herë dhe Schalke 04, hiq më pak se shtatë herë.

Aktualisht ai ka 107 gola në Ligën e Kampionëve dhe kërkon ta mbajë më larg Lionel Messin që është ndjekësi më i afërt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera