Sport

PSG njofton Milanin dhe Evertonin për çmimin e Cavanit

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 26 September 2017

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain është i të gatshëm të shes sulmuesin uruguaian, Edinson Cavanin në janar – por vetëm për një çmim të caktuar.

‘Sherri’ i fundit mes Cavanit dhe Neymarit për të gjuajtur një goditje dënimi dhe penallti ka shkaktuar probleme të mëdha në kampion e PSG-së.

Kjo pasi të dy futbollistët nuk po flasin mes vete, ku në media para disa ditëve doli edhe kërkesa që Neymar thuhet t’ia ketë bërë drejtuesve të klubit për largimin e uruguaianit.

-Advertisement-

Neymar u ka kërkuar drejtuesve që ta largojnë Cavanin nga PSG

Në Madrid, pretendojnë se menaxheri dhe lojtarët e skuadrës kanë zbutur tensionin midis Cavanit dhe Neymarit, por edhe këto janë mohuar.

Momenti i mosmarrëveshjes Neymar-Cavani!!

Largimi i sulmuesit të Uruguait ende mund të ndodhë, veçanërisht me PSG-në që po përballet me presionin nga rregullat financiare të ‘Fair Play’ dhe kjo ka bërë që disa skuadra evropiane të alarmohen për të fituar shërbimet e tij.

Shtatë skuadra të njohura pas Cavanit, në garë dhe tri italiane

Sipas mediumit italian Rai Sport, gjiganti italian, Milani ka shprehur interesim për të dhe është informuar se Cavani mund të nënshkruhet në rast oferte prej 70 milionë eurosh.

Është zbuluar gjithashtu se edhe skuadra angleze, Everton, po synon sulmuesin si një zëvendësim për Romelu Lukakun, i cili kaloi në verë te Manchester Unitedi.

Ndërkohë, problem mund të jetë paga e Cavanit, i cili po kërkon plot 12 milionë euro në vit për të lënë Parisin gjatë afatit të janarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera