Lajme

Gjykata Speciale nis aksionin e saj

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 26 September 2017

Në dhjetor të këtij viti pritet të ngrihen aktakuzat e para ndaj ish-eprorëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se gjatë nëntorit në Kosovë pritet të arrijnë disa prokurorë specialë për t’i marrë në pyetje disa nga të dyshuarit, mes të cilëve spekulohet se mund të ketë edhe figura të rëndësishme politike në vend, përderisa aktakuzat pritet të jenë të gatshme një muaj më pas.

Gjykata Speciale në dhjetor të këtij viti pritet t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët dyshohen se kanë kryer krime gjatë periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000,.

Kështu bëjnë të ditur burime duke shtuar se një muaj më herët (në nëntor 2017) disa prokurorë specialë pritet të arrijnë në Kosovë për t’i marrë në pyetje disa nga të dyshuarit, mes të cilëve spekulohet se mund të ketë edhe figura të rëndësishme politike në Kosovë.

-Advertisement-

Zyrtarët e lartë të Dhomave të Specializuara e kanë konfirmuar se tashmë janë të gatshëm edhe ligjërisht që t’i pranojnë aktakuzat e para nga Prokuroria Speciale, kurse

ata të Prokurorisë Speciale nuk kanë dashur të japin detaje sa i përket fazës së hetimeve dhe afateve se kur eventualisht mund të ngrihen aktakuzat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera