Sport

‘Diamanti’ i Superligës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 25 September 2017

Futbolli kosovar dita-ditës po bëhet më interesant se asnjëherë më parë. Përveç faktit që skuadrat po përforcohen me lojtar mjaft kualitativ, në pah po dalin shumë talent premtues të cilët po mahnisin publikun me paraqitjet e tyre.

Njëri prej talentëve më premtues që ka Vala Superliga për momentin është qendër-sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku i cili po shkëlqen në këtë fillim sezoni, shkruan futbollikosovar.com

Fotografia e Futbolli ne Kosove
19 vjeçari i cili është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës, debutoi në Superligë me Hajvalinë duke zgjuar interesimin e krerëve të Llapit, për të nënshkruar me të për dy vite.

-Advertisement-

Besimi i dhënë nga kryetrajneri Tahir Batatina, po i shpërblehet nga i riu Mirlind Daku. Pasi debutoi me gol vitin e kaluar ndaj Feronikelit në Digitalb Kupë, ai tashmë ka zënë vendin e titullarit tek Llapi dhe është bërë faktor i rëndësishëm në rezultatet e klubit të tij.

Fotografia e Mirlind Daku

Në gjashtë ndeshjet e para të këtij edicioni, Daku ka shënuar 3 gola, andaj ky është një paralajmërim për klubet që mëtojnë titullin se “Daku këtë sezon do jetë i pa mëshirshëm para portave”. /futbollikosovar/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera