Sport

“Më fajësuan për humbjen ndaj Juves, askush nuk i tha gjë Piques ose Mascheranos”

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 25 September 2017

Mathieu ka bërë të ditur se ai është akuzuar për humbjen nga Juventusi.

Para ndeshjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, ish lojtari i katalunasve, Jeremy Mathieu, ka rrëfyer shumë gjëra. Ai tregoi se të gjithë kishin drejtuar gishtin kah francezi për humbjen e Barcelonës nga Juventusi.

“Më fajësuan për humbjen ndaj Juventusit, por askush nuk i tha gjë Mascheranos ose Piques”, u shpreh Mathieu.

“Futbolli është sport ekipor dhe kur humbisni nuk është faji i një personi, ky është mendimi im. Kundër Juventusit të gjithë më fajësuan mua, po askush nuk tha ndonjë gjë për Maschranon e Piquen”, shtoi mes tjerash ish lojtari i Barcelonës.

-Advertisement-

Përveç tjerash, mbrojtësi francez është i zhgënjyer me mënyrën se si është trajtuar nga krerët e Barcelonës dhe ka thënë se do të festojë nëse i shënon gol katalunasve të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera