Edhe Qeveria e re e Maqedonisë me nepotizëm
Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 25 September 2017
Nepotizmi ka përfshirë edhe Qeverinë e re të Maqedonisë, partitë e së cilës kur ishin në opozitë kritikonin pa ndërprerë qeverinë e kaluar që drejtohej nga OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja, që tani është në koalicion me LSDM-në e kryeministrit Zoran Zaev.
Kritikat e para për nepotizmin kanë ardhur që në 100-ditëshin e parë të punës së Qeverisë.
Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë akuzohet për angazhimin e një zyre avokatie me njerëz të tij të afërm në shumë institucione qeveritare. Akuza ka edhe ndaj zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike për ndarje tenderësh për një kompani të tij.
Kritika për nepotizëm janë drejtuar edhe ndaj zyrtarëve të tjerë, përfshirë ata shqiptarë, të cilët edhe në qeverinë e kaluar janë akuzuar për nepotizëm.
“Nuk duhet kuptuar pushteti si plaçkë, e cila është fituar dhe ajo plaçkë duhet ndarë proporcionalisht mes vete të gjithë ata ‘luftëtarët’, të cilët kanë kontribuar për të arritur deri tek ajo plaçkë”.
“Kjo çështje nuk mund të rregullohet me standard dhe norma ligjore. Mendoj se kjo mund të rregullohet vetëm nëpërmjet një debati, reforme mentale, përmes instalimit të një mentaliteti të ri, në opinion, në shoqëri, në përgjithësi, që për çështje, përkatësisht institucione kyçe në shtet, të cilat u përkasin të gjithë qytetarëve, duhet që në krye të tyre të qëndrojnë njerëz kompetentë”, thotë Xhelal Neziri nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP.
Ndërsa, politikologia maqedonase, Sonja Stojadinoviq, thotë se kësaj radhe qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shfaqjen e nepotizmit në çfarëdo forme të shfaqet, sepse qeveria e kaluar dëshmoi se sa i rrezikshëm bëhet nepotizmi si fenomen për vetë funksionimin e institucioneve, si dhe vështirësitë e shumta që paraqiten gjatë çdo tentimi për ta rrënjosur këtë dukuri.
“Pushteti është i ëmbël, e aq më tepër është i ëmbël pushteti kur vjen nga pozicioni prej 11 viteve në opozitë. Marrë parasysh se çka ndodhi viteve të fundit, populli duhet të ngrejë zërin dhe të jetë korrektor i politikave të pushtetit në një kohë kur fenomeni i nepotizmit nuk ka arritur të lëshojë rrënjë edhe në përbërjen e kësaj qeverie”, thekson Stojadinoviq.
Por, Neziri konsideron se kjo dukuri nuk mund mjaftojë vetëm të zbatohen ligjet, por organizatat e ndryshme joqeveritare dhe mediat duhet të punojnë më shumë për të ngritur vetëdijen e qytetarëve që ata të reagojnë ashpër ndaj nepotizmit, i cili shëndrrohet në kancer në vetë funksionimin e institucioneve.
“Nevojitet një reformë më rrënjësore në shoqërinë tonë që e gjithë kjo praktikë të eliminohet dhe të instalohet një praktikë më perëndimore në qasjen ndaj udhëheqjes së institucioneve”, thekson Neziri.
Ndryshe, qeveria e kaluar, e cila drejtohej nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka qenë në fokus të kritikave nga ana e organizatave joqeveritare dhe faktori ndërkombëtar për shkak të pranisë së nepotizmit. Ndër të tjera theksohej se karakteristikat kryesore të sundimit të pushtetit në dhjetë vjetët e fundit, kanë qenë partizimi i institucioneve dhe nepotizmi kur numër i madh i familjarëve të afërt, shokë dhe dëgjues partiak janë vendosur në pozita të larta të pushtetit lokal dhe qendror, në kundërshtim me legjislacionin e anti-korrupsionit.
Gjatë këtij muaji në raportin e dytë të grupit të ekspertëve të BE-së, në krye me Reinhard Prieben, theksohet se parandalimi dhe shtypja e korrupsionit dhe nepotizmit, në të gjitha nivelet e qeverisjes, duhet të jetë prioritet i lartë i Qeverisë së re të Maqedonisë.
“Gabimet e së kaluarës nuk duhet të përsëriten dhe një formë e kapjes së shtetit nuk duhet të zëvendësohet me një tjetër. Disa nga veprimet që duhet të zbatohen në të ardhmen e afërt, në mënyrë të pashmangshme do të jenë një test në këtë drejtim”, theksohet në raportin e Priebes.
Të tjera
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...