Sport

Vëlllaznimi është shembull, mësoni se sa para janë fituar nga shitja e biletave për dy ndeshjet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 23 September 2017

Vëllaznimi i Gjakovës në këtë edicion u rikthyer në elitën e futbollit kosovar duke i dhënë cilësi, lojëra të mira dhe hijeshi të madhe Vala Superligës së Kosovës, transmeton GazetOlle.com.

Mirëpo, përkundër këtij fakti, skuadra është përballur edhe me krizë financiare që u ‘përkthye’ me bojkot të dy-fitore të futbollistëve për shkak të vonesës së pagave.

Përkundër të gjithave, Vëllaznimin nuk e ka lënë anash tifozët e flaktë ‘Kuqezinjtë e Jakovës’ dhe qytetarët e Gjakovës të cilët kanë shkruar në numër të madh në ndeshjet që janë zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

-Advertisement-

GazetaOlle mëson se në dy ndeshjet e fundit si vendas, ndaj Vllaznisë së Pozheranit dhe Feronikelit, vetëm nga shitja e biletave, klubi ka arkëtuar mbi 10 mijë euro.

Ky shembull u pagimit të biletave, edhe në klubet e tjera, do të ishte shumë i mirëseardhur për financat e klube të tona.

Vëllaznimi drejtohet nga trajneri i mirënjohur kosovar Ismet Munishi i cili në këtë drejtim ka punuar shumë duke bërë thirrje për shkuarje sa më të madhe në stadium. Madje, para ndeshjes me Feronikelin tha se nëse nuk bëhen 6 mijë shikues, ai do të jap dorëheqje.

Vëllaznimi në pesë ndeshjet e para në elitë ka tubuara tetë pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera