Sport

ZYRTARE: Largohet nga Chelsea, transferohet atje ku edhe është pritur

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 22 September 2017

Diego Costa edhe zyrtarisht është lojtar i Atletiko Madridit.

Sulmuesi spanjoll i solli mjaftë problem Chelseat në janar të këtij viti, pasi e dëshironte largimin nga klubi dhe të transferohej në Kinë, por që arriti disi një marrëveshje me Antonio Conten që të qëndronte deri në fund të sezonit.

Trajneri Italian me të përfunduar sezonin, ku blutë u shpallën kampion të Premier Ligës, I bëri me dije nëpërmjet të një sms-i se nuk është në planet e tij për sezonin  e ri, duke e lënë pa skuadër deri më tani, që u transferua tek Atletiko, transmeton ORAinfo.

-Advertisement-

Chelsea do të fitoj 58 milionë funte nga shitja e Costas, ndërsa ky i fundit ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera