Këto gra do të kandidojnë për kryetare të komunave në zgjedhjet e 22 Tetorit
Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 22 September 2017
Ne zgjedhjet e 22 tetorit, do te garojnë për ulëse ne kuvendet komunale rreth shtatë mijë kandidatë.
Zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe zgjedhjet për kuvende komunale do të mbahen në 38 komuna të Kosovës më 22 tetor, sipas datës së caktuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në garën për kryetarë të komunave janë certifikuar më shumë se 200 kandidatë, shkruan Infokusi.com
Ndonëse numri i kandidatëve për kryetar është shumë i madh numri i femrave të kandidauara është shumë i vogël, vetëm 7 femra në mesin e 200 kandidatëve.
Sabiha Shala, është kandidate për kryetare në komunën e Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës. Ajo vjen nga bota akademike. Aktualisht është ligjëruese në Universitetin Publik Haxhi Zeka edhe mbanë thirrjen akademike Profesor Asistent, gjithashtu ka qenë ligjëruese edhe në disa kolegje tjera private. Për më tepër ka qenë bartëse e shumë funksioneve publike, si drejtoresh në sektorin e stabilizim asocimi në Agjencinë për Integrime Europiane pran zyrës së kryeministrit, kryeshefe e agjencisë për integrime evropiane, bashkëthemeluese dhe drejtoresh e Qendrës Nacionale për Analizë të legjislacionit Europian në (NACEL)
Mimoza Kusari-Lila është kandidatë për kryetare në komunën e Gjakovës nga Alternativa. Ajo ka qeverisur më komunën e Gjakovës edhe në mandatin e kaluar, në vitin 2003 ishte zëdhënëse dhe këshilltare politike e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Bajram Rexhep, ka punuar në Bankën Botërore dhe projektin e USAID-it për përkrahjen e bizneseve kosovare.
Valdete Idrizi është kandidate për kryetare në komunën e Mitrovicës Jugore nga Partia Demokratike e Kosovës. Ajo ka fituar çmimin ndërkombëtar për paqe “TheWIFTS Peace Award 2016, fituese e parë e çmimit për Guxim, të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2008 edhe çmimin tjetër për Paqe, që i është ndarë nga federata evropiane “Optimist Internacional.
Arta Ahmeti – Xhylani është kandidate për kryetare në komunën Drenasit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës . Për herë të parë i ka hyrë karrierës së saj politike dhe është pretendente për të marrë postin e të parës në komunën e Drenasit. Ahmeti ka bashkuar forcat me AAK-së dhe premton se gjatë qeverisës së saj do të sjell zhvillimin në arsim, shëndetësi, rini dhe zhvillim ekonomik.
Eneida Kelmendi është kandidate për kryetare të Pejës nga partia “Fjala”. Ajo është e diplomuar për Ekonomi ndërsa është kandidatja e vetme me mbulesë që garon në zgjedhjet e 22 qershorit.
Emilja Redzepi është kandidate per kryetare të Prizrenit nga Nova Demokratska Stranka. Ajo është në përfundim të studimeve master. Ajo është udhëheqëse e partisë e NDS-së nga viti 2009 dhe femra e udhëheqësja e arë femër e një partie politike në Republikën e Kosovës , këshilltare në Komunën e Prizrenit, Nënkryetare e Kuvendit të Prizrenit, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme në mandatin e kaluar./INFOKUSI
Të tjera
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...