Lajme

Ministri Bedri Hamza priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 22 September 2017

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç. Me këtë rast, ministri Bedri Hamza dhe ambasadorja Kivilcim Kiliç u pajtuan për thellimin e  bashkëpunimit  ndërmjet dy vendeve në fushat e interesit të përbashkët.

Ministri Hamza e njoftoj Ambasadoren për situatën Makro-Fiskale në vend. Në takim u diskutua edhe për rëndësinë që ka bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve.

Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi Ambasadoren Kiliç për prioritetet e Ministrisë së Financave dhe për hapat e ardhshëm që do të ndërmerr, si dhe ndër të tjera e njoftoi atë edhe për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend./INFOKUSI

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera