Rozë

Mozzik ndahet nga e dashura? Ky është reagimi i Loredanës

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 22 September 2017

Lidhja e tij bëri bujë në medie.

Bëhet fjalë për reperin e njohur Mozzik i cili pak muaj më parë bëri publike lidhjen e tij më bukuroshen bionde, Loredana Zefi, transmeton Gazeta Express.

Mozzik e Loredana ishin kapur disa herë së bashku nga mediet dhe më nuk fshiheshin.

-Advertisement-

Ata madje si çift ishin të ftuar edhe në një dasmë ku të dy dukeshin shumë bukur.

Por çifti ka habitur të gjithë fansat me veprimet e fundit.

Ishte ky Mozzik i cili fillimisht ka fshirë të gjitha fotografitë që kishte me Loredanën në llogarinë e tij në Instagram.

Ky veprim i Mozzik ka hedhur dyshime se ata tashmë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Loredana duke i fshirë të gjithë fotografitë që kishte me Mozzikun.

Por pas kësaj, ajo ka bërë një postim në Instastory.

“Gutesh gutesh, mandej kupton”, kishte shkruar Loredana gjë që lë të kuptojmë se është dedikim për Mozzikun.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera