Sport

‘Tronditet’ ‘Zonja e Vjetër’, i lëndohet ylli i madh para derbit

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 21 September 2017

Mbrojtësi i Juventusit, Benedikt Howedes ka marrë një lëndim tjetër muskulor gjatë seancës së sotme të trajnimit, transmeton ORAinfo.

Futbollisti gjerman filloi trajnimin me pjesën tjetër të skuadrës së bardhezinjëve këtë javë dhe ishte në bankën rezervë në fitoren e mbrëmshme ndaj Fiorentinës.

Megjithatë, klubi ka konfirmuar se ai ka pësuar një tjetër lëndim, kështu që ai nuk do të jetë i aftë për derbin me Torino.

-Advertisement-

 

“Gjatë seancës së sotme të trajnimit, Benedikt Howedes raportoi një problem muskulor  të krahut të majtë. Ky problem do të përcaktohet me teste në ditët në vijim”, konfirmoi Juve në faqen zyrtare të internetit.

Fituesi i Kupës së Botës u bashkua me Zonën e Vjetër në dritaren e transferimit të verës, me kredi nga Schalke 04 me një mundësi për të blerë./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera