Sport

Komisoni Disiplinor e denon futbollistin e Prishtinës, Lorik Maxhuni

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 21 September 2017

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur  me datë 20.09.2017  – ditë e  mërkurë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara në javën e fundit datë  15-16.09.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore nxjerri këtë vendim:

LORIK  MAXHUNI; lojtar i klubit të futbollit “ PRISHTINA “ nga Prishtina me numër të fanelës  22 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës; 000570M92, në procedure  për ndëshkim me karton të kuq (goditje me bërrylë lojtarit kundërshtar në ndeshjen e javës së V-të (pestë) të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – VLLAZNIA, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar).

DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera