Sport

Bartomeu po gënjenë për kontratën e Messit

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 21 September 2017

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se Messi ka arritur marrëveshje për nënshkrimin e kontratës dhe vetëm disa detaje e ndajnë nga finalizimi.

Mirëpo ish kandidati për president të klubit, Agusti Benedito thotë se këto janë gënjeshtra të numrit një të Barcës, shkruan indeksonline.

“Bartomeu ka thënë se kontrata është nënshkruar, por kjo nuk është e vërtetë,” tha Benedito në një konferencë shtypi.

-Advertisement-

“Kjo kontratë pa nënshkrimin e Messit nuk ka vlefshmëri. Edhe pse e nënshkruar nga babai i tij, ai ka nevojë për nënshkrimin e lojtarit.

“Është e mundur që prania e Bartomeut është pengesa kryesore. Shpresoj që presidenti të shpjegojë të vërtetën, sepse nuk është hera e parë që ai ka gënjyer”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera