Lajme

Shpend Ahmeti hap fushatën: 100 zotime në 10 fusha për Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 21 September 2017

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka hapur fushatën për rikandidimin e tij në kryeqytet ku ka përmendur premtimet që ai thotë se i ka mbajtur, ndërsa ka numëruar zotimet e reja, që ka Vetëvendosja në Prishtinë.

Shpend Ahmeti ka thënë se nga një komunë sa kanë qeverisur këtë mandat, Vetëvendosja pretendon të udhëheq shumicën e komunave.

“Vetëvendosja përveç Prishtinës, tashmë është e qartë se do të jemi pretendent, në shumicën e komunave do të jemi së paku në balotazh”, ka thënë kryetari i Prishtinës.

-Advertisement-

Më tej, Ahmeti ka përmendur 12 premtimet prej të cilave ai thotë se 11 janë plotësuar, ndërsa një është bllokuar nga kuvendi komunal.

Ndërsa në këtë fushatë, Ahmeti thotë se kanë 10 fusha dhe 100 zotime, të cilat do t’i shpjegojnë gjerësisht të dielën.

Ahmeti është ankuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës po bashkëpunojnë për t’ia bllokuar proceset në komunë, ani pse këto dy parti prishën koalicionin.  Prandaj ai kërkon jo vetëm votën për vete por edhe për asamblistët e VV’së në mënyrë që mos të ketë probleme në Kuvendin Komunal.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera