Sport

Shqipëri – Itali, kaos për bileta

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 21 September 2017

Tifozët shqiptarë janë duke kërkuar bileta me të madhe për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila luhet me 9 tetor në Shkodër.

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018” përballë dy skuadrave kampione bote, Italia dhe Spanja. Interesimi për sfidën ndaj “Axurrëve” pritet që të jetë maksimal, lidhur me traditën e tifozëve shqiptarë që kanë mbështetur të kaltrit.

Në këto kushte, duket se Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur të paraprijë për biletat. Nëse në ndeshjet e kaluara, shitja ka filluar disa javë më parë, madje edhe me fushata të ndryshme reklamuese dhe strategji marketingu për të tërhequr sportdashësit (kundër Lihtenshtejnit), këtë herë po përdoren të gjitha manovrat për të penguar shitjen e lirë të biletave.

Gjithmonë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një shpërndarje të biletave për ndeshje ndërkombëtare, në biletaritë pranë stadiumit “Elbasan Arena”, në biletarinë pranë stadiumit “Loro Boriçi”, si dhe në dyqanin zyrtar të FSHF-së në Tiranë.

-Advertisement-

Mirëpo, për këtë përballje, që do të luhet më 9 tetor në Shkodër, ende nuk ka nisur shitja e biletave në biletari, si dhe nuk ka asnjë informacion se kur do të startojnë. /Panorama Sport/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera