Lajme

Ymeri, Sejdiu e Ahmeti në konferencë për media!

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 21 September 2017

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media për të prezantuar programin e saj për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Në këtë konferencë e cila pritet të mbahet nga ora 13:00 do të flasin, kryetari i VV-së Visar Ymeri, nënkryetari i kësaj partie Dardan Sejdiu dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

“Konferenca mbahet në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lagjen Arbëria”, thuhet në një njoftim për media.

-Advertisement-

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale, zyrtarisht ka nisur nga sot dhe do të zgjasë një muaj. Zgjedhjet lokale janë përcaktuar të mbahen më 22 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera