Sport

Juventusi mposht Interin dhe Milanin

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 20 September 2017

E përditshmja “La Republica” ka publikuar një sondazh interesant, ku tregohet se Milan dhe Inter, për momentin, nuk kanë arritur akoma të bëjnë për vete publikun kinez, që, siç dihet, është një nga objektivat kryesorë të dy pronësive në zhvillimin e markës së dy ekipeve milaneze.

Sipas këtij sondazhi, nga 30.362 të intervistuar 71.6% janë tifozë me dy skuadra europiane, me Manchester United që mban vendin e parë dhe Juventus që është e para mes ekipeve italiane, në vendin e shtatë. Zgjedhja e ekipit varet 76% të rasteve nga lojtari i preferuar dhe jo nga historia e klubit.

Për këto arsye ekziston rreziku që Milan, që kishte parashikuar rreth 50 milionë euro të ardhura nga tregu aziatik, mund të regjistrojë të ardhura shumë më të ulëta, me shifrën përfundimtare që mund të jetë rreth 32 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera