Sport

PSG vendos se kush do t’i ekzekutojë penalltitë

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 20 September 2017

Paris Saint-Germain ka vendosur se kush do t’i ekzekutojë penalltitë

Neymar dhe Edinson Cavani ishin përplasur në ndeshjen kundër Olympique Lyon se cili do ta ekzekutonte penalltinë.

Gjesti i brazilianit, i cili kërkonte me ngulm gjuajtjen e penalltisë, ka bërë bujë në mediat e mbarë botës.

Por, radiostacioni francez “RMC” raporton se Cavani prapë do të vazhdojë me ekzekutimin e penalltive, pavarësisht pse nuk shënoi në fundjavë.

-Advertisement-

Thuhet se Neymar ka kërkuar që ta ekzekutojë penalltinë, pasi dëshiron të bëhet golashënuesi më i mirë i ekipit.

Nëse ndodh kjo, në fund të sezonit braziliani do të shpërblehet me 1 milionë euro nga Paris Saint-Germain, pasi kështu është e shkruar në kontratë. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera