Sport

Bjellorusi-Shqipëri, rezultat i papritur

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 19 September 2017

Kombëtarja shqiptare e femrave është mundur edhe në ndeshjen e dytë në grup në eliminatoret e Kampionatit Botëror, duke u dorëzuar në Bjellorusi përballë vendaseve.

Skuadra e Armir Grimës, pas humbjes pak ditë më parë 4-1 përballë Zvicrës në Elbasan, sot ka regjistruar disfatën e dytë në po aq ndeshje të luajtura, këtë radhë me shifrat 1-0.

Përfaqësuesja shqiptare dominoi në raste të krijuara gjatë ndeshjes, duke goditur portën kundërshtare vazhdimisht, por pa arritur të kalonte portieren e Bjellorusisë, Voskoboviç.

-Advertisement-

Ajo dhuroi disa pritje të njëpasnjëshme, sidomos në pjesën e dytë, për të ndalur emra si Bajramaj e Doçi të cilat provuan me ngulm të shënonin në këtë sfidë.

Takimi u vendos nga goli i shënuar nga Shupo në minutën e 48, që i mjaftoi skuadrës së Bjellorusisë për të marrë tri pikët e para në grup. Ndërkaq, Shqipëria mbetet skuadra e vetme në grupin e saj që nuk ka regjistruar pikë pas dy ndeshjeve të para.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera