Sport

“Emery duhet të intervenojë, përndryshe Neymar do ta bëj shpejt edhe formacionin e PSG-së”

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 19 September 2017

Ish-reprezentuesi i Francës, Christophe Dugarry, ka analizuar situatën te kampi i PSG-së pas përplasjeve në zhveshtore.

Është raportuar se Neymar dhe Cavani kanë pasur një përplasje e cila vetëm sa nuk është shndërruar në një rrahje në zhveshtore pas ndeshjes së fundit ndaj Nices.

-Advertisement-

Sipas ish-reprezentuesit francez, Christophe Dugarry, duhet që trajneri Emery të intervenojë shumë shpejt, përndryshe situata do të eksalojë.

“Neymar tashmë është bos i PSG-së i cili ka fituar kampionatin, Ligën e Kampionëve dhe të gjitha titujt tjerë. Ai është lojtar i madh dhe në të ardhmen ai do të jetë bosi i madh et PSG jo për shkak se është blerë 222 milionë euro”.

“Unai Emery duhet të intervenojë sa më shpejt në të kundërtën ai do të organizojë stërvitjet dhe formacionin e ekipit”, u shpreh Dugarry me ironi për brazilianin.

Ai shtoi se veteranët si Cavani duhet që të respektohen më shumë nga të rinjt si Neymar.

Cavani ka tash e katër vjet që është pjesë e PSG-së dhe kështu nuk do të qëndrojë përgjithmonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera