LDK-ja i përgjigjet ftesës së Zafir Berishës për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’
Autori: Gazeta inFokus
11:30 | 19 Shtator 2017
Ftesës së deputeti të Nismës, Zafir Berisha, drejtuar dy partive opozitare, “Vetëvendosjes” dhe LDK-së, për ta t’i bërë votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’, i është përgjigjur LDK-ja.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i përdorë të gjitha veprimet demokratike për rrëzimin e kësaj Qeverie.
Madje Hoti ka thënë se është në interes të vendit që sa më parë të dalë koalicioni dhe kryeministri të japin vetë dorëheqje, të mos presin.
“Është në interes të vendit që sa më parë vetë publikisht koalicioni dhe vetë kryeministri të japin dorëheqje, mos ta presin rrëzimin e Qeverisë, sepse sot nuk i kanë 61 vota në Kuvend të Kosovës dhe kështu nuk funksionon Kuvendi… Do t’i përdorim të gjitha veprimet demokratike për të mos lejuar që të qeveriset vendi kështu”, ka thënë ai për “Zërin“.
Sipas Hotit, kjo Qeveri qysh në fillim ka filluar duke u shkelur rregulloret, duke u shkelur Kushtetutën dhe është pa asnjë program të qartë. “Kemi për ta siguruar rrugën pro evropiane që ne e kemi nisur me Qeverinë e kaluar bashkë me partnerët tanë”, theksoi Hoti.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...






























