Lajme

Haradinaj: Nëse nuk ka zgjidhje më të mirë për demarkacionin, Kuvendi e rrëzon

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 18 September 2017

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë rreth demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka bërë ftesë prej një konference për media, që nëse dikush ka një opsion se si mund të zgjidhej kjo çështje t’ia prezantojë Qeverisë.

“Do ta shikojmë se sa ka gabime, ku ka gabime do t’i informojë partnerët politikë në koalicion, partnerët ndërkombëtarë, parlamentin. Nëse dikush ka zgjidhje, mirë se vini, nëse jo, Kuvendi e rrëzon këtë version”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Mali i Zi mund të negociojë, nëse nuk gjendet zgjidhje mund të përfundojmë në arbitrazh. Kjo temë nuk do të mbetet pa epilog”.

Më tutje Haradinaj ka thënë se do të kërkojë nga BE edhe liberalizimin  vizave.

“Ata s’po marrin më lajme të këqija nga Kosova”, ka pohuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera