Sport

Mourinho dhe Guardiola me statistika të ngjashme pas pesë ndeshjeve

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 18 September 2017

16 gola të shënuara, dy të pranuar, katër fitore dhe një barazim – këto janë statistikat e Manchester City e Manchester United në Premierligë.

Premierliga duket se do të jetë më e fortë se kurrë më parë. Aktualisht janë duke pri dy skuadrat nga Mancester, City e United, që kanë grumbulluar nga 13 pikë.

Është interesante fakti se pas pesë xhirove, dy skuadrat kanë statistika të ngjashme në Premierligë. Ato regjistrojnë nga katër fitore, teksa nga njëherë kanë dështuar.

Dy skuadrat kanë pranuar nga dy gola, ndërsa deri më tani kanë shënuar nga 16.

-Advertisement-

Kjo tregon se City dhe United do të rivalizojnë njëra tjetrën për titull këtë edicion.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera