Sport

PSG-ja në ankth, po mbetet pa fanella të Neymarit

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 18 September 2017

Paris Saint-Germaini mund të mbetet në mënyrë sensacionale pa fanella të Neymarit, pasi shitjet e fanellave të brazilianit kanë thyer të gjitha rekordet.

Gjatw 30 ditëve të fundit, Paris Saint Germaini është vërshuar me kërkesa, ku janë shitur mbi 120 mijë fanella të Neymarit, duke i sjellë klubit fitim prej 8.9 milionë eurosh, raporton “Daily Mail”.

Sipas “Daily Mail”, shitorja e klubit ka pasur një rritje të shitjeve prej 75 për qind për dallim me të njëjtën periudhë stinorin e kaluar, që mendohet se është inspiruar nga transferimi i sulmuesit brazilian Neymar, që u ble 222 milionë euro nga Barcelona.

-Advertisement-

Por fluksi i blerjeve ka lënë PSG-në, që është i furnizuar me fanella të Neymarit deri në nëntor, të shqetësuar se mund të mbetet pa to.

Interesimi i tifozëve për të pasur një fanellë të Neymarit po rritet çdo ditë e më shumë.

Neymar deri më tani ka zhvilluar gjashtë ndeshje për PSG-në në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera