U2 dhe Ed Sheeran anulojnë koncertet në SHBA
Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 18 September 2017
Banda irlandeze e “rock”-ut, U2 dhe Ed Sheeran kanë anuluar koncertet e tyre që priteshin të mbaheshin në St. Louis për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, pas protestave të dhunshme në qytet që shkaktoi lirimi i një ish-oficeri të bardhë policie, i akuzuar për vrasjen e një personi me ngjyrë.
Irlandezët pritej të performonin në “The Dome at America’s Center” mbrëmjen e së shtunës, ndërsa këngëtari britanik Sheeran i ka shitur të gjitha biletat për shfaqjen që pritej të zhvillohej mbrëmjen e sotme në “Scottrade Center”. Por policia ka njoftuar se nuk mund t’iu garantojnë nivelin e duhur të sigurisë, pasi qyteti është përballur me protesta të vazhdueshme dhe të dhunshme.
Qindra vetë protestuan të premten dhe të shtunën në St. Louis, në qendër dhe në periferi të qytetit, duke çuar deri në arrestimin e të paktën 32 personave. Megjithatë, protesta më të mëdha priteshin mbrëmjen e së shtunës.
Këngëtari i famshëm Bono i grupit “U2”, përmes një deklarate në “Instagram” tha se ishte “tejet i zhgënjyer nga çfarë ka ndodhur në St. Louis, që detyroi edhe anulimin e koncertit” të tyre.
“Jam duke lexuar fjalimin e Luther King nga Katedralja Kombëtare dhe pyes veten nëse sot jemi në vitin 1968 apo 2017?”, shkruan Bono. Edhe në faqen zyrtare të “U2”, thuhet se banda “nuk mund të rrezikojë me ndërgjegje të plotë jetët e fansave të tyre”, nëse do të vijonin me planet për zhvillimin e koncertit.
Megjithatë, për të gjithë ata që i kishin siguruar tashmë biletat për këto dy koncerte, kompensimi do të fillojë nga pikat e shitjes që nga e hëna.
Të tjera
-
Policia del me njoftim si të keni kujdes nga mashtrimet nëpërmjet internetit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se janë rritur rast...
-
KFOR-i e vazhdon fushatën për martesat e hershme në Kosovë
KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme në Ko...
-
Maqedonci fton të rinjtë të aplikojnë në FSK: Gjithmonë besnik, gjithmonë ushtar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sërish ka bërë thirrje që të aplikojnë ...
-
Reagon ashpër avokati Mujaj: Mos e bëni të madhe se nuk po lejohet të hyjë në shkollë vajza me shami
Avokati Muhamet Mujaj ka reaguar pasi në Pejë në shkollën “Bedri Pejani” një ...
-
Fillon protesta e shqiptarëve në Preshevë
Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta e shqiptarëve në Pres...
-
Nxënësja që u largua nga shkolla shkaku i shamisë kishte njoftuar drejtorinë që do të mbulohet, publikohet letra e saj
Nxënësja e klasës së 11 e cila u largua nga gjimnazi ‘Bedri Pejani’ në Pejë s...
-
Jashari – Qeverisë Kurti: Llafe të bukura për ngritjen ekonomike, po unë e kam një lutje
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë duhet ngritur urgjentisht vlerën ...
-
I dyshuari për vrạsjen në Mitrovicë ende në arrati
Më 20 shtator të këtij viti, në Mitrovicë u vra një 45-vjeçar. I dyshuari ...
-
Tahiri: Jemi në sanksione nga BE-ja, ju them me keqardhje që ka pak optimizëm që do të hiqen këto masa
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Kryesia vendos, të enjten seanca e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 26 shtator. Në ...
-
Dëshmitari: Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Hashim Thaçin s’e kemi parë atë ditë
Dëshmitari Demush Krasniqi tha se nuk është e vërtetë që se ata e kanë arrest...
-
Shqipëri: Theret me thikë një 42-vjeçar
Sot, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore një 42-vjeça...