Lajme

Hapja e pikës kufitare në Kapi e rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 17 September 2017

Në Kamenicë banorët që kanë lidhje familjare me fshatrat përtej kufirit, kanë probleme me lëvizjen. Ka kohë që pika kufitare mes Kamenicës dhe Medvegjës është ndërtuar, por qarkullimi ende nuk zhvillohet.

Ky numër i konsiderueshëm i familjeve të cilët jetojnë këndej dhe andej kufirit kanë familjet dhe pronat e tyre.

Zëvendëskryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi, njëherësh edhe banor i asaj zone thotë se proceduarat infrastrukturore kanë krijuar ngecje ndërsa nga tash gjithçka është e përfunduar.

-Advertisement-

Profesor Sabri Kadriu nga Forumi për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkufitar konsideron që nuk ka asnjë arsye për vonesa.

Hapja e pikave kufitare me mbështetje të faktorit ndërkombëtar mundëson zhvillimin socio-ekonomik të vendeve dhe banorëve të zonave kufitare. Kështu i kontribuon sigurisë së qytetarëve dhe parandalimit të çfarëdo dukurie devijuese e antiligjore thonë përfaqësues të institucioneve dhe banorë të fshatit Svircë i ndarë në dysh njëra pjesë në Kosovë e tjetra në Serbi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera