Lajme

NATO: Ushtria e Kosovës sipas Kushtetutës

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 17 September 2017

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, në një konferencë për mediet, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është një e drejtë e vendit por duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Në lidhje me antarësimet e reja në Aleancën e Atlantikut të Veriut, gjeneral Pavel tha se NATO ndjek politikën e dyrve të hapura për çdo shtet që përmbush reformat në fushën e mbrojtjes. Ndërsa Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Bardhyl Kollçaku evidentoi vendosmërinë e vendit për të shtuar kontigjentët paqëruajtës në Afganistan.

Në mbyllje të mbledhjes së Komitetit Ushtarak të NATO-s, në një konferencë të përbashkët për mediat kryetari e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Petr Pavel dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Bardhyl Kollçaku thanë se ne qëndër të diskutimit ishin çështja e sigurisë në të gjithë botën.

-Advertisement-

I pyetur nga gazetarët për përpjekjet e shtetit të Kosovës për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, gjeneral Pavel tha se mes Serbise dhe Kosovës nuk ka ende një marrëveshje por krijimi i ushtrisë duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendeve.

“Për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës ende nuk ka një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Krijimi i ushtrisë duhet bërë në përputhje me Kushtetën dhe ligjet e Kosovës dhe ky është një ndër rekomandimet që ka bërë dhe Sekretari i Përgjithshëm. Ne nuk po themi që Kosova nuk ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj por duhet bërë në përputhje me afatet dhe detyrimet kushtetuese”, tha Petr Pavel.

Ndërsa për zgjerimin e mëtejeshëm përmes antarësimit të vendeve të rajonit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, gjeneral Pavel tha se NATO ndjek politikën e dyerve të hapura për shtetet që përmbushin kriteret në fushën e mbrojtjes.

“NATO është shprehur vazhdimisht për politikën e dyarve të hapura dhe nuk ka ndryshim të këtij qëndrimi. Janë disa vende aspirate për të qenë pjesë e kësaj aleance që janë duke punuar në reformën e fushës së mbrojtjes. Sapo ato të arrijnë në nivelin e përcaktuar për antarësim, besoj se procesi i negociimit do të nisë për ti lejuar të bëhen antarë me të drejta të plota”, tha Petr Pavel.

Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare, Bardhyl Kollçaku, tha se Shipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misionet paqëruestjes në Afganistan.

Ky është takimi i parë i mbajtur në Tiranë në këtë nivel përfaqësimi të autoriteteve ushtarake.

Nga kjo mbledhje do të përcillen gjithashtu rekomandimet mbi angazhimin e vendeve në luftën kundër terrorizmit, iniciativën për ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes në Irak, si dhe statusin e KFOR-in në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera