Sport

Zidane tregon nëse Kroos luan nesër

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 16 September 2017

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për mungesën e Toni Kroos dhe Jesus Vallejo në stërvitjen e sotme.

Francezi tha se Toni Kroos dhe Vallejo nuk do të luajnë nesër ndaj Real Sociedad, pasi ata sot nuk janë stërvitur me skuadrën.

Ai tha se nuk dëshiron të rrezikoj me asnjë lojtar dhe do të luajë me lojtarët që ka në dispozicion.

“Kroos dhe Vallejo? Nuk do të llogarisim në ta. Nuk janë stërvitur një ditë para ndeshjes dhe nuk do të luajnë nesër”, tha Zidane gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Real Sociedad në Anoeta.

-Advertisement-

Përveç Kroos dhe Vallejo, Reali nesër ndaj Sociedadit do të luajë edhe pa Ronaldon, Marcelon, Benzeman dhe Mateo Kovacicin.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera