Ronaldo dhe Messi, kur “kryqëzimi i shpatave” mes tyre nuk mbaron
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 15 September 2017
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk ndalen të shtyjnë përpara për më të mirin. Premiera e të dyve në Ligën e Kampionëve është kthyer në dëshmi se “shpatat” do të vazhdojnë të kryqëzohen në të gjithë lartësinë e një sezoni më shumë.
Nëse Messi bëri një dopietë kundër Juventusit, Cristiano u përgjigj me dy gola të tjerë në “Bernabeu”. Përtej debatit të përjetshëm nëse argjentinasi është më i mirë se portugezi dhe anasjelltas, fakti është se të dy lojtarët po e mbajnë gjallë betejën në fushë mes tyre, me numrat si një reflektim i vërtetë i realitetit. Sa i përket konkurrencës maksimale në nivel të klubeve, Cristiano Ronaldo merr duelin e golashënuesit më të mirë. Portugezi përmblodhi 107 gola deri tani kundër 96 golave të Messit. Me atë të së mërkurës, “madridista” ka luajtur 141 ndeshje në Champions, duke shënuar një gol në çdo 114 minuta.
Shifrat e Messit nuk janë shumë prapa, pasi ai ka luajtur më pak ndeshje se CR7, por me një përqindje më të lartë golashënuesi të suksesshëm (1 gol në 100 minuta). Messi dhe Cristiano luftojnë për të qenë golashënuesi më i mirë i Champions-it. Të dy nënshkruan nga dy gola në këtë ditë të parë të fazës grupore të Champions-it.
Në garën në shtëpi, La Liga, të dy vazhdojnë të plasojnë rekordet e tyre. Në krahasim me të, Messi ka luajtur 385 ndeshje, duke shënuar gjithsej 354 gola (një për çdo 87 minuta). Cristiano përgjigjet me 265 ndeshje dhe 285 gola, duke shënuar një gol për çdo 80 minuta. Natyrisht, përsa i përket asisteve, askush nuk i afrohet Leos. 160 asiste, krahasuar me 90 të CR7. Edhe me kombëtaret e tyre dinamika është e ngjashme. 145 ndeshje dhe 78 gola për Cristiano Ronaldon me Portugalinë, kundër 118 ndeshjeve dhe 58 golave të Messit me Argjentinën.
Ata janë të pazëvendësueshëm për Real Madridin dhe Barcelonën, respektivisht. Të gjitha këto të dhëna shtojnë ndjenjën se ekipet e tyre nuk janë të njëjta nëse secili prej tyre nuk luan. Me sanksionimin e CR7 në La Liga, grupi i bardhë pati vështirësi për të fituar. Ai debutoi me një fitore të rehatshme përpara Deportivos, por në ditët vijuese, kundër Valencias dhe Levantes nuk arriti të “firmoste”. Lucas Vázquez e njohu pas duelit me “granotas” se Real Madridit i mungonte portugezi. Barcelona ka të njëjtën simptomë kur argjentinasi nuk është. Projekti azulgrana funksionon rreth Leos. Ernesto Valverde erdhi për të siguruar ndeshjen kundër Juventusit: “Nëse ai është i mirë dhe me besim, ne kemi një potencial të rëndësishëm”. Nuk mund të ishte më e pastër kjo e vërtetë. /Telesport/
Të tjera
-
“Të panevojshme” – Ministri i Kurtit kritikon ndërtimin e nënstacioneve të reja në veri
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se ndërtimi i nënst...
-
Gjenden mbetje mortore në Mitrovicës, të cilat mund të jenë të luftës së fundit
Në Suhodoll të Mitrovicës janë gjetur disa mbetje mortore të një viktime, që ...
-
“Oh Zot kur më kanë thanë, bonu e fortë se Haliti ka vdékë”- Rrëqeth gruaja e Halit Gecit, kur tregon për momentin kur kuptoi se i kishte vdékür bashkëshorti
Gruaja e Halit Gecit i cili ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë në një pë...
-
Haradinaj: Prekazi është vendi ku merr kuptim liria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
-
Mbyllet për publikun seanca e gjykimit për sụlmin tẹrrorist në zyrat e KKZ-së në Mitrovicë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbyllur seanca e sotme për publikun...
-
Qeveria miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për “Lojërat M...
-
Aksion në 14 lokacione, policia arreston 20 persona
Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar aksion, nga hetuesit e Drejtorisë ...
-
Qeveria emëron një komision për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor, Vitia s’i përmend emrat e anëtarëve
Qeveria e ka miratuar emërimin e një komisioni ‘ad-hoc’ për “vlerësimin profe...
-
Ngritet aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm veprimtarinë mjekësore
Është ngritur aktakuzë ndaj personave nga ana e Prokurorisë Themelore të Priz...
-
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për të gjithë ne, për ta dashur dhe mbrojtur lirinë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në prag të 28 Nëntoriy, e ka nisu...
-
“Fitorja nuk flet me dajën e saj”, “Nuk e ka parë nipin në 50 vitet e fundit”,”, si ishte këṛcënuar gazetarja e Infokusit nga nipi i Besnik Bislimit
Partia e shpresës që për afro 4 vite mandat u kthye edhe në parti të punësime...
-
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje të një fabrike për prodhimin e municionit
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka njoftuar se ka n...