Sport

Bonuçi: Të vijojmë kështu për t’u bërë një skuadër

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 15 September 2017

Pas disfatës ndaj Lacios, kapiteni kuqezi ishte i pari që u vu në qendër të kritikave, por gjithashtu ai mori përsipër të gjitha përgjegjësitë e tij.

Por pas suksesit një nate më parë në Vjenë ku triumfuan me një rezultat 1-5 ndaj Austrisë së Vjenës, Bonuçi ka bërë thirrje për qetësi dhe promovimin e një kursi të ri.

I rikthyer në habitatin e tij natyral, në një mbrojtje me 3, Leonardo Bonuçi është rikthyer në një mbrëmje të qetë, e cila ishte e nevojshme pas pësimit të 4 golave ndaj Lacios.

-Advertisement-

Kundërshtari ishte i ndryshëm, pasi forca e austriakëve as nuk krahasohej me bardhekaltrit e Lacios, por 5 gola në Europë nuk janë kurrë fryt i rastësisë apo i fatit.

Moduli i lojës me 3 mbrojtës është një perspektivë për të cilën ka insistuar më së tepërmi vetë kapiteni i kuqezinjve.

“Një mënyrë e bukur për të gëzuar dhe festuar, me tifozët, rikthimin e Milanit në Europë”, shkruan Bonuçi në profilin e tij në Instagram, duke shtuar “Do të arrijmë objektivat tonë nëse do të vijojmë të luajmë në këtë mënyrë, duke shndërruar inatin dhe zhgënjimin në energji për t’u hedhur në fushë, për çdo top. Kjo është rruga për t’u rritur dhe për t’u bërë një skuadër. Tashmë na takon neve që të të vijojmë të shohim përpara”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera