Lajme

Kryeministri Haradinaj priti në takim Ministren Reshitaj

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 15 Shtator 2017

Ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  Albena Reshitaj sot në takim me Kryeministrin z. Ramush Haradinaj diskutoj prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë në veçanti, sa i përket politikave të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministrja Reshitaj para Kryeministrit është zotuar që me politikat zhvillimore që do të ndjekë do të arrijmë që në Kosovë të kemi një mjedis të pastër, menaxhim të mirë të ujit, lumenjve, shtimin e hapësirave të gjelberta, rritjen e cilësisë së ajrit si dhe një planifikim të duhur hapësinor.
Nderkaq Kryeministri Haradinaj falenderojë Ministren për angazhimin e saj në zgjidhjen e problemit të Shiputullës e Hades dhe fillimin e menaxhimit efikas të Ministrisë që drejton./INFOKUSI

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy