Rozë

Jennifer Lopez flet për dashurinë e saj: Ne plotësojmë njëri-tjetrin

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 15 September 2017

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez muajit e fundit nuk po ndahet nga i dashuri i saj, ish ylli i bejsbollit Alex Rodriguez, i cili aktualisht është një biznesmen.

Jennifer Lopez është shumë e kënaqur me dashirunë e saj të re.  Këngëtarja 48 vjeçare, në një intervistë të fundit, ka lëvduar mjaftueshëm partnerin e saj, Alex Rodriguez.

Sipas saj dyshja kanë dashuri të pastër me njëri-tjetrin dhe nuk kanë probleme. “Unë jam në një marrëdhënie të mirë. Ndjej të them për herë të parë se kjo është marrëdhënia e parë, në të cilën jam ndjerë me të vërtetë mirë”, u shpreh Lopez.

-Advertisement-

Çifti, i cili nisi lidhjen në fillim të vitit, prioritet kanë të kalojnë kohë cilësore me njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre. “Ne e plotësojmë njëri-tjetrin, kemi dashuri të vërtetë, mbështesim njëri-tjetrin dhe e bëjmë të lumtur”, përfundoi Jennifer.

Lopez ka lindur më 24 korrik 1969, ndërsa i dashuri i saj Alex ka lindur më 27 korrik 1975 dhe kanë 7 vite diferencë nga njeri-tjetri. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera