Lajme

Abdixhiku: Ministri paramilitar Nenad Rikalo nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 14 September 2017

Ish-analisti politik, tashmë deputetë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo do të duhej të hetohej nga prokuroria si pjesëtar i Beretave të Kuqe gjatë luftës në Kosovë.

Abdixhiku ka shkruar në FB se për Rikalon ekzistojnë dëshmi rrënqethëse për torturat gjatë luftës në Kosovë.

Shkarikimi i tij nga detyra e ministrit është domosdoshmëri, ka shkruar ai në FB.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Po të kishte Prokurori ky shtet, dëshmitë rrëqethëse për torturat e Nenad Rikallos – pjesëtar i Beretave të Kuqe gjatë luftës në Kosovë – do të trajtoheshin qysh sot në mëngjes.

Po të kishte Qeveri ky shtet, një paramilitar me histori torturuese si kjo, as që do të ishte pjesë e kabinetit të Republikës. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri. Pazaret e Lista Srpskas s’mund të mundin dinjitetin e viktimave shqiptare.

Janë me dhjetëra qytetarë e dëshmitarë që pretendojnë keqtrajtim brutal të civilëve shqiptarë. Pretendimet e tyre s’kanë për të kaluar në heshtje. Do të bëjmë gjithçka, në Parlament e jashtë tij, për të marrë përgjigjet e duhura. Ftoj Prokurorinë e Kosovës të trajtojë pa vonesë pretendimet në fjalë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera