Hashim Thaçi: Demarkimi me Malin e Zi tanimë është çështje vetëm e Kosovës!
Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 13 September 2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Uashington, ka folur për çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, të cilin ai e ka nënshkruar në vitin 2015, version ky që kryeministri i tanishëm vazhdon të mos e pranojë. Presidenti Thaçi përsërit që për liberalizim të vizave duhet të plotësohen detyrat e dhëna nga Bashkimi Evropian.
Hashim Thaçi ka komentuar krijimin e Qeverisë, duke thënë se ‘Kosova nuk u vonua në krijimin e institucioneve’, edhe pse diçka e tillë ndodhi pas gjashtë seancave të dështuara në Kuvend.
Lidhur me qëndrimin e Qeverisë së re për Demarkacionin, Presidenti vetëm se tregon rëndësinë e ratifikimit të tij, pa komentuar përpjekjet e Haradinaj për ta ndryshuar versionin e vitit 2015 që Thaçi e kishte nënshkruar.
“Çështja e Demarkacionit nuk është më çështje ndërshtetërorë Kosovë – Mali i Zi, më tepër është çështje e vetë kosovarëve, që duhet të marrin vendimin e tyre në parlament”, është shprehur Thaçi për Zërin e Amerikës.
Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë nuk ka alternativë tjetër pos bisedimeve mes shteteve.
“Fqinjësia e mirë gjithashtu duhet të ngadhënjejë. Është në interesin e të dy shteteve, të rajonit, por edhe edhe te vetë investimet e Bashkimit Evropian që të ketë paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Paqja mes Kosovës e Serbisë do të thotë stabilitet në rajon”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...