Sport

Reagon Llapi: E vërteta ‘dhemb’ por zhagitje të lojës nuk kishte (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 13 September 2017

Dje, Feronikeli dhe Llapi kanë luajtur baras 0:0 në kryendeshjen e zhvilluar në “Rexhep Rexhepi” në Drenas që u ndoq nga rreth 1000 shikues.

Feronikeli pretendon se gjyqtari Gramoz Shala i dëmtoi me mos akordimin e penalltisë dhe në zhagitjen e lojës nga llapjanët, raporton futbollikosovar.com

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i llapjanëve të cilët në raportin nga ndeshja deklaruan se Feronikelit po i dhemb e vërteta, ku zhagitje nuk kishte e penalltia nuk ekzistonte.

-Advertisement-

“Sidoqoftë, e vërteta mund të dhemb por siç u pretendua ‘zhagitje’ nga llapjanët nuk kishte, e as rasti i penalltisë i cili u komentua gjatë fare nuk ekzistonte”, shkruan uebfaqja e Llapit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera