Qeveria Haradinaj e bindur se do të sqarohen gabimet rreth Demarkacionit
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 13 September 2017
Qeveria e Ramush Haradinajt është e bindur se Mali i Zi është i gatshëm të rishqyrtojë marrëveshjen për demarkimin e kufirit, ndërkohë që janë të vendosur të sqarojnë pretendimet për gabime në caktimin e kësaj vije kufitare.
Ani pse është parë me dyshim shkarkimi i Komisionit të mëhershëm, zëdhënësi i partisë së Haradinajt, Muharrem Nitaj, ka thënë se kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe, sipas tij, për këtë s’ka pse të njoftohet askush.
‘Çështja e Komisionit Shtetëror të Demarkacionit, është eksluzivisht çështje e brendshme e Kosovës, dhe nuk ka të bëjë fare me asnjë shtet. Unë nuk e kuptoj pse u dashka që një shtet fqinj të jetë i njoftuar apo, edhe më keq, i konsultuar për këtë punë’, ka thënë Nitaj për Metron.
Ndërkaq, ani pse Mali i Zi ka kohë që marrëveshjen me Kosovën e ka ratifikuar në Kuvend, Nitaj ka thënë se ata do të jenë të gatshëm të rishqyrtojnë këtë marrëveshje pasi, sipas tij, kjo është në interes të dyanshëm. Ai thotë se duhet të eliminohen gabimet e pretenduara në këtë proces.
“Unë besoj se është obligim yni që t’i sqarojmë të gjitha pretendimet se në këtë proces janë bërë gabime. Kosova nuk po provon t’i marrë askujt asnjë centimetër katror territor. Unë për më tepër besoj se edhe Mali i zi, do të jetë i gatshëm që ta rishqyrtojmë marrëveshjen dhe të eliminojmë gabimet që janë bërë. Kjo është ne interesin e dyanshëm”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, i pyetur për qëndrimin e qartë të ambasadës amerikane se nuk përkrahin ndonjë version tjetër për Demarkacionin, pasi dihet se Amerika ka përkrahur fuqimisht versionin aktual, zëdhënësi i AAK’së ka thënë se po interpretohen jo saktë qëndrimet amerikane.
‘Nuk jam shumë i sigurt se jeni duke i interpretuar saktë qëndrimet amerikane’, ka thënë Nitaj për Metron.
Më pas, Nitaj ka treguar se pas emërimit të Komisionit të ri, dihet qartë se cila është puna e parë e tij. Ai ka thënë se çështja e parë do të jetë ajo e demarkacionit me Malin e Zi, të gjeturat e të cilit komision, Nitaj ka thënë se do t’i prezantohen më pas Qeverisë dhe Kuvendit.
Ndryshe, Ramush Haradinaj sa ishte në opozitë kundërshtoi ashpër marrëveshjen aktuale për demarkacionin, pasi ai dhe opozita në tërësi mendojnë se Kosova po humb territor. Për këtë madje u bllokua me gaz edhe Kuvendi, duke bërë që kjo marrëveshje të mbetet pezull që nga 2015-a kur është nënshkruar.
Tash kur ai po udhëheq me Qeverinë, bëri disa lëvizje në këtë proces, e të cilat zgjuan vëmendjen e ambasadës amerikane të cilët sqaruan se Amerika nuk përkrah version tjetër për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Të tjera
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....