Sport

Juventusi beson në De Sciglion dhe Bentancurin

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 12 September 2017

De Sciglio dhe Bentancur pritet të startojnë ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Juventus pritet të startojë me Mattia De Sciglio dhe Rodrigo Bentancur me formacionin 4-3-3 sonte ndaj Barcelonës.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45 në “Camp Nou”, e para në fazën e Grupeve për këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Allegri është në telashe pasi do të mungojnë për arsye dëmtimesh Mario Mandzukic, Giorgio Chiellini, Sami Khedira, Claudio Marchisio dhe Benedikt Hoëedes, ndërsa Juan Cuadrado do të mungojë për shkak të suspendimit për kartonin e kuq të marrë në finale të Ligës së Kampionëve.

-Advertisement-

De Sciglio pritet të mbulojë krahun e djathtë, ndërsa në qendër do të luajnë Andrea Barzagli dhe Medhi Benatia.

Në mungesë të Khediras, Bentancur pritet të startojë, që do të jetë e para për “Zonjën e Vjetër”.

Douglas Costa mund të krijojë treshen sulmuese me Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, pas mungesës së Mario Mandzukic, përcjell Gazeta Express.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Rakitic, Busquets, Iniesta; Dembele, Suarez, Messi.

Juventus: Buffon; De Sciglio, Barzagli, Benatia, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Dybala.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera