Lajme

Ky është shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 12 September 2017

Nisma për Kosovën, tashmë do të veprojë si grup i vetëm parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, Bilall Sherifi, i cili është dhe shefi i Grupit Parlamentar të Nismës.

“Nisma nga sot do të veprojë si grup i vetëm parlamentar. Me këtë e kemi përmbush një premtim që e kemi bërë para elektoratit tonë, se nëse do t’i kemi 6 deputetë, do të veprojmë si grup i vetëm parlamentar. Dhe se kryesia dhe kryetari kanë vendosur, që unë të jem shef i grupit parlamentar për Nismën për Kosovën”, tha Sherifi.

-Advertisement-

Aktualisht Nisma për Kosovën në Kuvend ka shtatë deputetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera