Sport

“Ibrahimovic do ta lë Lukakun në bankën rezervë” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 12 September 2017

Zlatan Ibrahimovic është në procesin e rikuperimit dhe pritet nga muaji janar të jetë gati për trajnerin Jose Mourinho

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Paul Parker ka paralajmëruar sulmuesin Romelu Lukaku, për të cilin tha se në pjesën e dytë të sezonit do të qëndrojë në bankën rezervë.

Ai tha se me kthimin e Ibrahimovicit nga lëndimi, suedezi do të jetë zgjedhja e parë e trajnerit Jose Mourinho.

“Nëse Ibrahimovic kthehet në nëntor, dhjetor ose janar, atëherë Unitedi në shkurt fillon fazën eliminuese në Ligën e Kampionëve dhe ai do të jetë në krye të sulmit, ndërsa Lukaku në bankën rezervë pa asnjë dyshim”, tha Parker për Eurosport.

-Advertisement-

“Ibra do të luajë rol shumë të rëndësishëm në Evropë, ndërsa Lukaku në Premierligë.

Unitedi sote e nis aventurën në Ligën e Kampionëve, kur në Old Trafford e pret skuadrën e Baselit. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera