Sport

Futbollistët më të urryer në botë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 12 September 2017

Si në çdo sport, ashtu edhe në futboll, ka lojtarë që nuk pëlqehen nga një pjesë e madhe e tifozëve.

Kjo për shkak të sjelljeve të tyre në fushë apo jashtë saj, por edhe për deklaratat e pamatura, transmeton Telegrafi.

Më poshtë keni një listë të përpiluar nga L’Equipe me nëntë lojtarët më të urryer në futboll:

-Advertisement-

Diego Costa

Sulmuesi spanjollo-braziliani është i njohur edhe për faktin se ka temperament të fortë dhe shpesh herë din të jetë edhe lojtar provokues.

Zlatan Ibrahimovic

Askush nuk e mohon talentin e sulmuesit suedez, por jo të gjithë kanë simpati për atë, posaçërisht tifozët ish-skuadrave të tij, të cilët e përshkruajnë si egosit dhe arrogant.

Cristiano Ronaldo

Portugalisht është një nga më të mirët që ka parë bota e futbollit. Por, shpesh herë ai e tepron me sjelljet e tij në fushë.

Nigel De Jong

Titullar i padiskutueshëm me Përfaqësuesen e Holandës dhe skuadrat në të cilat luajti, por shumë i ashpër në fushë. Të gjithë e mbani mend goditjen e famshme që i bëri Xabi Alonso në finalen e Kupës së Botë në Afrikën e Jugut.

Sergio Busquets

Kampion me Përfaqësuesen e Spanjës dhe shumë herë me Barcelonën. Një lojtar shumë cilësor, i pazëvendësueshëm në rolin e tij, por edhe një lojtar që simulon vazhdimisht.

Arjen Robben

Holandezi është një tjetër lojtar i cili abuzon me simulime dhe i përsërit ato shpesh. Ai e shikon fushën e futbollit si pishinë noti.

John Terry

Një lojtar i madh, por skandalet që kishte jashtë fushës bëri që respekti për atë të humbasë nga tifozë.

Mario Balotelli

Atij i pëlqen të jetë gjithmonë në anën e kundër të grupit, nuk i pëlqen t’i imponojnë gjëra dhe nisur nga kjo fillojnë problemet. Balotelli është një nga lojtarët me problematik në botën e futbollit.

Emir Spahic

Më i panjohuri në renditje, por lojtarët kundërshtarë e njohin mirë, kjo për shkak lojës së ashpër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera