Sport

Zidane e pranon: Realit po i mungon një sulmues

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 12 September 2017

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka pranuar se ndoshta skuadrës së tij është duke i munguar edhe një sulmues.

Zinedine Zidane ka thënë se Reali gjatë kësaj vere humbi dy sulmues dhe në vend të tyre kthej në skuadër vetëm Borja Mayoral.

Ai tha se ndoshta mungon një sulmues, por për momentin nuk mund të bëjnë asgjë.

“A mungon një sulmues? Për momentin nuk mund të bëjmë asgjë. Është e vërtetë se kemi një sulmues më pak pas largimit të Moratas dhe Marianos”, tha Zidane gjatë konferencës për media, para ndeshjes ndaj APOEL në Ligën e Kampionëve.

-Advertisement-

“Ne kemi vetëm një sulmues, dëshironim edhe një tjetër, por në fund nuk erdhi. Tashmë kemi vetëm Mayoral”. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera