Lajme

Kryeakademiku serb: Nuk bëjmë platformë për Kosovën, nuk jemi parti

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 11 September 2017

Kryeakademiku serb Vladimir Kostic ka thënë se Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve nuk do të bëjë ndonjë platformë të bisedimeve Kosovë-Serbi.

“Ne nuk mund të bëjmë platformë sikur ndonjë parti por mund të japim mendim të ekspertëve, të anëtarëve tanë. Ne duam një dialog serioz, pa ndasi në patriotë dhe tradhtarë. Nëse mësojmë ta dëgjojmë njëri-tjetrin, atëherë mund të ketë rezultat të atyre bisedimeve”, ka thënë Kostic.

Ndryshe, kreu i Akademisë serbe ka thënë dy vjet më parë se Serbia tashmë e ka humbur Kosovën. Por, ai ka thënë se ky është një qëndrim privat i tij e jo i Akademisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera