Sport

Në bazë të shpenzimeve për blerjet e lojtarëve Manchester City ka skuadrën më të shtrenjtë në botë, Barca e Reali në mes të renditjes

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 11 September 2017

‘Qytetarët’ kanë skuadrën më të shtrenjtë në botë edhe pse Paris Saint-Germain,vetëm në këtë afat ka harxhuar hiq më pak se 400 milionë euro për blerje të reja. 

Manchester City duke ia llogaritur të gjithë skuadrën aktuale del skuadra më e shtrenjtë në botë sipas CIES Football Observatory.

Angelzët kanë harxhuar 853 milionë euro për ta bërë bashkë këtë skuadër, duke lënë pas Paris Saint-Germainin me 850 milionë euro.

-Advertisement-

Vetëm në këtë afat City harxhoi 242 milionë euro për blerjen e Benjamin Mendy, Kyle walker, Bernardo Silva, Ederson dhe Danilo.

PSG, theu çdo rekord këtë vit duke harxhuar 395 milionë euro për blerjet me lojtarë si Neymar dhe Kylian Mbappe që bë bashku kushtuan mbi 400 milionë euro.

Pas tyre vijnë Man Utd dhe Chelsea, ndërsa Barcelona dhe Reali ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë. /Telegrafi/

10.Tottenham                    €361M

9.Arsenal                            €416M

8.Liverpool                         €437M

7.Juventus                          €470M

6.Real Madrid                   €497M

5.Barcelona                       €628M

4.Chelsea                           €644M

3.Manchester United      €784M

2.PSG                                 €850M

1.Manchester City            €853M

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera