Lajme

Milaim Zeka ofendon edhe më rëndë, përplaset ashpër me Besa Gaxherrin (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 10 September 2017

Deputeti i Nismas Milaim Zeka ka pasur një përballje të rëndë me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherrin, jashtë seancës plenare, teksa të dy po pinin kafe në bufenë e deputetëve në Kuvend.

Ai e ka bërë për pesë para deputeten Gaxherri dhe LDK-në, përfaqësuesit e së cilës, sipas deputetit Milaim Zeka janë rrugaçë që për dekada të tëra ia kanë mbajtur zhagun Serbisë.

Lajmi.net ka siguruar një video amatore ku dëgjohet deputeti Zeka duke ia numëruar deputetes Besa Gaxherri të bëmat e LDK-së.

“Pornografi ka me e ba. Nanen kam me jau q.. ren tanëve. Për këtë kam hy deputet, me ju kallxu që ju jeni rrugaç te tanë, rrugaç jeni. Na jena ra në prehnin e Vuqiçit? Ju, që ja keni mbajt zhagun Serbisë tanë jetën. Partia jote ia ka mbajt zhagun Serbisë”

-Advertisement-

Ndërsa, Gaxherri dëgjohet teksa i thotë deputetit Zeka se dje e pritën Listën Serbe katër orë për të ardhur në Seancë.

Por ai dëgjohet duke iu kundërpërgjigjur: “Ata janë ma të mirë se ju, ata janë ma të mirë se ju, ju jeni rrugaçë”, ka thënë Zeka.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera