Lajme

Angli, shqiptari pranon vrasjen e gruas 1 vit e gjysëm pas krimit

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 09 September 2017

Më shumë se një vit e gjysmë nga vrasja e Elidona Demirajt në Londër të Anglisë, bashkëshorti i saj Arben Rexha pranon krimin.

31 vjeçari vrau me thikë bashkëshorten e tij Elidona Demiraj mbrëmjen e 31 janarit 2016.
Elidona kishte vetëm tre muaj që kishte shkuar nga Shqipëria në Londër dhe vdekja e saj u shkaktua nga plagët e rënda në fyt. Fqinjët kujtojnë “ulërimet e gruas” atë ntë ndërsa i ati para gjykatës Islington kujton të bijën që jeta iu pre në lule të rinisë.

Arben Rexha i cili jeton në Britaninë e Madhe prej 16 vitesh ka kërkuar ekspertizë psikologjike. Për këtë arsye gjyqtari e shtyu seancën për gjashtë javë.

-Advertisement-

Seanca tjetër do të mbahet më 15 dhjetor./ora news

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera